Please enter at least 3 characters.

Një dron që kishte për synim Moskën përfundon në qytetin rus të Podolskit

2024/01/podolsk.png

Autoritetet në Rusi, gjegjësisht në Moskë kanë raportuar se një dron kishte në cak kryeqytetin rus, raportojnë mediet e huaja.

Megjithatë, droni u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore në qytetin rus Podolsk, pa mbërritur në qytetin e Moskës që si duket e kishte në cak, transmeton Telegrafi.

Nuk është raportuar për dëme nga mbeturinat e rrëzimit të këtij droni dhe gjithashtu nuk u raportua për të lënduar.

Deri më tani nuk dihet se kush qëndron prapa këtij sulmi megjithatë sipas të gjitha gjasave mund të qëndrojnë forcat ukrainase.

Nuk është hera e parë që forcat ukrainase kanë pasur në cak kryeqytetin e Rusisë.

Rusia gjatë natës kishte lëshuar 33 drone dhe dy raketa në territorin ukrainas. /Telegrafi/