Please enter at least 3 characters.

Një ditë para 15-vjetorit të pavarësisë, presidenti i Shqipërisë në Kosovë

2023/02/vjosa-osman_bajram-begaj-tlg-780x439-1.jpg

Një ditë para shënimit të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Presidentin Begaj do ta presë në vizitë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi Osmani-Begaj do të zhvillohet në orën 11:00.

Ditë më parë presidenti i Shqipërisë theksoi se siguria e Kosovës është shumë e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë, të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës. /Telegrafi/