Një burrë fluturon përmes 'Times Square' me një dron gjigant
Një video e re që bëhet virale në mediat sociale tregon një aventurier të guximshëm me një përkrenare duke fluturuar nëpër Times Square në New York - në atë që duket si një dron me tetë rrotullues, duke lundruar mbi tre metra mbi tokë.
Është ende e paqartë kur është marrë videoja ose kush ishte piloti - por ka një shans që mund ta kemi parë tashmë atë.
Në fund të prillit, u shfaq një video e një burrit që lëvizte me një dron nëpër qytet në diçka që i ngjante një droni shumë të fuqishëm me tetë helikë.
https://twitter.com/RexChapman/status/1407000396233687041
Në fakt, një YouTube i quajtur Hunter Kovald mund të ketë qenë pas këtij marifeti.
Është e paqartë, megjithatë, nëse ai person prapa kanalit në YouTube ishte gjithashtu prapa videos në Times Square. Vetë shpikja është bërë ndoshta nga një kompani e quajtur Omni Hoverboards dhe ndoshta kushton më shumë se 20,000 dollarë, siç theksoi TMZ në fillim të këtij viti. /Telegrafi/


