Një bibliotekë në Kaliforni ka marrë një surprizë të pazakontë - një libër i kthyer pas gati 46 vitesh vonesë
Një bibliotekë në Kaliforni ka marrë së fundmi një surprizë të pazakontë: një libër i kthyer pas gati 46 vitesh vonesë.
Punonjësja e bibliotekës në La Mesa, San Diego, hapi një pako anonime dhe brenda gjeti librin, i cili duhej të ishte kthyer më 20 maj 1980.
Paketa përmbante vetëm një shënim të shkurtër: “Më falni që u vonova kaq shumë”, shoqëruar me një fytyrë të buzëqeshur.
Menaxherja e degës tha se libri ishte dërguar në adresën e saktë, pavarësisht se biblioteka është zhvendosur ndër vite, gjë që tregon se dërguesi kishte bërë kërkime për ta kthyer.
Biblioteka theksoi se tashmë nuk aplikohen gjoba për vonesa dhe se “kurrë nuk është vonë për të kthyer librat”.
Libri nuk do të rikthehet në rafte, por do të ruhet si një kujtim i veçantë. /Telegrafi/


