Please enter at least 3 characters.

Një 49-vjeçar nga Shkupi është gjetur i vdekur në një shtëpi të braktisur

2019/04/policia-mk.png

Në një shtëpi të braktisur në komunën e Aerodromit është gjetur i ndjeri T.Sh. (49) nga fshati Kuçevishtit i Shkupit, njofton MPB.

Rasti është raportuar mbrëmë vonë në ora 23:40 në SPB Shkup.

Një mjek nga Emergjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi i SPB Shkup. Pas udhëzimeve të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. /Telegrafi/