Please enter at least 3 characters.

Nipi i mbretëreshës Elizabeth shkurorëzohet nga gruaja

2020/02/PeterPhilips-1-e1581432594929.jpg
228:"LONDON, ENGLAND - JUNE 12: (L-R) Peter Phillips and Queen Elizabeth II during "The Patron's Lunch" celebrations for The Queen's 90th birthday at The Mall on June 12, 2016 in London, England. (Photo by Jeff Spicer/Getty Images)
12:"Getty Images

Nipi më i madh i mbretëreshës Elizabeth II, Peter Phillips, ka njoftuar divorcin nga gruaja e tij, Autumn pas 12 vjet martesë.

Në një deklaratë e përbashkët të çiftit thuhet se vendimi është marrë në një kontekst miqësor, në interesin më të mirë të dy fëmijëve, Savannah, nëntëvjeçar dhe Isla, shtatëvjeçare.

Njoftimi saktëson se vendimi është në marrëveshje me mbështetjen e plotë të dyve familjeve, transmeton KP.

(Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Peter Phillips ka hequr dorë nga oferta e kohës së tij për titullin ”kont” për veten dhe për fëmijët e tij. Mirëpo, ai ende përfaqëson familjen mbretërore dhe ka marrëdhënie të afërta me gjyshen e tij, gjegjësisht mbretëreshën Elizabeth.

Ky lajm vjen pas vendimit të princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, për t’u larguar nga familja mbretërore.