Please enter at least 3 characters.

Nikki Haley thotë se do të votojë për Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA

2024/05/g1-e1716447942981.jpg
566:"US President Donald Trump shakes hands with Nikki Haley, the United States Ambassador to the United Nations in the Oval office of the White House on October 9, 2018 in Washington, DC. - Nikki Haley resigned Tuesday as the US ambassador to the United Nations, in the latest departure from President Donald Trump's national security team. Meeting Haley in the Oval Office, Trump said that Haley had done a "fantastic job" and would leave at the end of the year. (Photo by Olivier Douliery / AFP) (Photo credit should read OLIVIER DOULIERY/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Ish-kandidatja presidenciale nga radhët e republikanëve, Nikki Haley tha të mërkurën se do të votojë për ish-presidentin Donald Trump në nëntor – pavarësisht pakënaqësive të saj me të.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje pasi mbajti një fjalim në Institutin Hudson në Uashington, DC, të mërkurën, Haley u pyet se kush mendon se do të bënte një punë më të mirë në Shtëpinë e Bardhë me çështjet e sigurisë kombëtare: Joe Biden apo Donald Trump.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-ambasadorja e Kombeve të Bashkuara tha se ajo i jep përparësi një presidenti që do t'i mbajë armiqtë përgjegjës, do të sigurojë kufirin dhe do të mbështesë "kapitalizmin dhe lirinë" - dhe se ndërsa "Trump nuk ka qenë i përsosur në këto politika", se "Biden ka qenë një katastrofë".

"Kështu që unë do të votoj për Trump", citohet të ketë thënë Haley.

Ndryshe, Haley e pezulloi fushatën e saj në mars. /Telegrafi/