Ngacmoi një grua në forma të ndryshme, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
FotoL I
Ngacmoi seksualisht tri të mitura në Gjakovë, arrestohet një person
13/08/2026
Një person është arrestuar pasi që disa ditë në forma të ndryshme kishte ngacmuar një grua.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 09.08.2026 në Fushë Kosovë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë / 09.08.2026 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që disa dite në forma të ndryshme kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/


