Nga zero te një biznes që fuqizon dhjetëra gra – historia e “99 Lule” së shpejti në “Rrugëtimi”
Ajo thotë se biznesin e nisi me zero. Havushe Bunjaku, themeluese e “99 Lule”, rrëfen në episodin e shtatë të podcastit “Rrugëtimi” se si njohuritë për bimët mjekuese dhe aromatike i shndërroi në një biznes që sot bashkëpunon me mbi 75 gra me kontrata të rregullta.
Por rruga nuk ishte e lehtë.
“Mu shpirti m’ka dal prej bujqësisë”, ishte përgjigjja që mori nga një grua të cilës i propozoi bashkëpunim.
Në raste të tjera, gratë hezitonin edhe ta nënshkruanin vetë kontratën. “Aty ka nënshkru burri”, rrëfen Bunjaku.
Por me punën erdhën edhe të ardhurat.
“I kanë marrë me munin e vet, me duart e veta, me punë të ndershme dhe u fuqizu.”
Si u ndërtua 99 Lule? Si u bindën gratë të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi dhe çfarë ndryshoi kur filluan t'i fitojnë vetë paratë e tyre?
Episodi 7 i podcastit “Rrugëtimi”, së shpejti në Telegrafi. /Telegrafi/


