Please enter at least 3 characters.

Nga Parisi në Milano: Kush e ka recetën për trofeun e madh të Ligës së Kampionëve?

Mbrëmja e 31 majit rezervon një përballje të shumëpritur: finalen e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Inter. Dy skuadra me stile të ndryshme, por me qëllim të përbashkët – të prekin majën e futbollit evropian.  

PSG vjen në këtë finale me një filozofi të qartë: zotërim topi, sulm të vazhdueshëm dhe krijim të shumtë të rasteve. Statistikat e tyre e dëshmojnë këtë. Me një posedim mesatar prej 61.8%, parizienët dominojnë ritmin e lojës.

 Ata godasin mesatarisht 18.6 herë për ndeshje, prej të cilave 10.3 janë brenda kuadratit – një tregues i qartë se skuadra e Luis Enrique është gjithmonë në kërkim të golit. Me 2.06 gola të shënuar për ndeshje, ata kanë një sulm të fuqishëm dhe të vazhdueshëm.

 Nga ana tjetër, Inter shfaq një qasje më të kujdesshme dhe të matur. Me një posedim më të ulët – 47.1%, por me një organizim të hekurt në mbrojtje, zikaltrit kanë pësuar më pak gola për ndeshje se PSG (0.79 ndaj 0.94), dhe kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur 8 herë, krahasuar me 6 herë të PSG-së.

Ky është një tregues i qartë i qasjes së strukturuar dhe efektive që ka skuadra e Inzaghit. Në repartin ofensiv, ylli i PSG-së Ousmane Dembélé ka qenë një faktor vendimtar në rrugëtimin drejt finales.

Francezi ka kontribuar me tetë gola dhe katër asistime në 14 ndeshje, me një mesatare prej 4.3 goditjesh për ndeshje dhe një vlerësim të lartë prej 7.59 nga Sofascore.

Përkrah tij, Khvicha Kvaratskhelia, edhe pse me vetëm tetë ndeshje, ka shënuar dy gola, ka dhënë dy asistime, dhe ka krijuar dy raste të mëdha, me një notë të lartë 7.63 – më i larti nga të katër sulmuesit kryesorë në këtë përballje.

Në kampin tjetër, Inter mbështetet fort te Lautaro Martínez. Sulmuesi argjentinas ka qenë fantastik me nëntë gola në 13 ndeshje, pa dhënë asnjë asistim, por me një frekuencë shënimi të jashtëzakonshme – një gol çdo 85 minuta.

Statisikat nga Sofascore

 Kjo është dukshëm më efikase sesa rivalët e tij. Përkrah tij, Marcus Thuram ka shënuar katër gola dhe ka asistuar një herë në po aq ndeshje (13), me një vlerësim të përgjithshëm prej 7.05.

Nga ana tjetër, në mesfushë, PSG ka një skuadër më të re me moshë mesatare 24 vjeç, ku figura si Vitinha, Neves dhe Ugarte ofrojnë dinamizëm dhe kontroll. Interi, me një skuadër më të pjekur në moshë (28 vjeç), mbështetet te përvoja e Çalhanoglu, Barella dhe Mkhitaryan, që sjellin stabilitet dhe përzgjedhje të mençur të momenteve për të goditur.

Me një probabilitet fitoreje 48 përqind për PSG-në dhe 32 përqind për Interin sipas statistikave të Sofascore, gjithçka mbetet e hapur.

Parisienët shfaqin një avantazh në intensitetin ofensiv dhe posedim, ndërsa Interi mbështetet te ekuilibri taktik, mbrojtja solide dhe shfrytëzimi efikas i rasteve./Telegrafi/

<section> <h2>Kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve 2024/25?</h2> </section> <section> <h2>PSG</h2> </section> <section> <h3>Interi</h3> </section>