Nga një shpërthim në Mitrovicë dëmtohen dy automjete, në vendin e ngjarjes gjendet një dorëz e granatës
13/08/2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar dy automjete.
Rasti ka ndodhur në jug të Mitrovicës.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë Jugu 10.08.2025-00:50. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar dy automjete prona të dy ankuesve meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një dorëz e granatës dhe e njëjta është konfiskuar si dëshmi materiale”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar. Rasti është në hetim. /Telegrafi/


