Please enter at least 3 characters.

Nga moda te biznesi dhe mjekësia - kush janë gratë që qëndrojnë pranë yjeve të Spanjës

Spanja ka mbërritur edhe në këtë Botëror me një nga skuadrat më të talentuara të turneut, duke kombinuar yjet e rinj me lojtarë me shumë përvojë.

Përveç paraqitjeve në fushë, vëmendje të madhe shpesh marrin edhe partneret e futbollistëve, të cilat i mbështesin jashtë stadiumeve, nga influencuese e modele, deri te profesioniste në fusha të ndryshme.

Lamine Yamal dhe Ines Garcia

Lamine me të dashurën

Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, vetëm 18 vjeç, është një nga emrat më të komentuar të futbollit botëror.

Në jetën private, ai është lidhur me Ines Garcia, një influencuese 21-vjeçare e fokusuar në modë dhe stil jete.

Edhe pse Yamal preferon ta mbajë jetën private larg vëmendjes, emri i saj është përmendur shpesh pranë tij dhe ajo është parë duke e mbështetur në ndeshjet e Botërorit.

Nico Williams dhe Ainhi Garcia

Nico Williams, një nga talentet më të mëdha të Spanjës, është në një lidhje me Ainhi Garcia.

Ajo merret me fushën e inteligjencës artificiale dhe është aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga udhëtimet dhe jeta e përditshme.

Mikel Merino dhe Lola Liberal

Mikel Merino dhe Lola Liberal janë një nga çiftet më të qëndrueshme të kombëtares spanjolle.

Ata u martuan në vitin 2024 dhe kanë një djalë, Marco.

Lola është e diplomuar në komunikim dhe herë pas here ndan momente nga jeta familjare.

Dani Olmo dhe Laura Abla

Dani me partneren

Dani Olmo është i njohur për faktin se e ruan privatësinë e tij.

Ai lidhet me modelen dhe influencuesen gjermane Laura Abla, e cila shpesh publikon përmbajtje për modën dhe udhëtimet.

Rodri dhe Laura Iglesias

Rodri me partneren

Rodri prej vitesh është në lidhje me Laura Iglesias, të cilën e ka njohur gjatë periudhës së studimeve.

Ajo punon në sektorin mjekësor dhe çifti preferon të jetojë larg vëmendjes mediatike.

Fabian Ruiz dhe Rosa Pereira

Fabian Ruiz dhe Rosa Pereira janë bashkë prej disa vitesh.

Sipas mediave spanjolle, ata janë martuar në vitin 2025.

Pereira ndan herë pas here momente nga jeta e tyre dhe mbështet karrierën e partnerit.

Marcos Llorente dhe Paddy Noarbe

Marcos Llorente dhe Paddy Noarbe janë një nga çiftet më të njohura në futbollin spanjoll.

Ata janë bashkë që nga viti 2016 dhe u martuan në vitin 2023.

Paddy është influencuese e njohur në fushën e fitnesit dhe sipërmarrjes.

Në vitin 2025 ata u bënë prindër të një vajze, Amor.

Marc Cucurella dhe Claudia Rodriguez

Marc Cucurella dhe Claudia Rodriguez janë bashkë prej vitesh dhe kanë tre fëmijë.

Rodriguez ndan shpesh momente nga jeta familjare në rrjetet sociale.

Aymeric Laporte dhe Sara Botello

Aymeric Laporte është i martuar me Sara Botello që nga viti 2023 dhe së bashku kanë dy fëmijë.

Ajo është valltare profesioniste e baletit modern dhe preferon një jetë larg mediave.

Pedro Porro dhe Maria Hurtado

Pedro Porro është në lidhje me Maria Hurtado.

Çifti u bë prindër në vitin 2025.

Hurtado është aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan momente nga udhëtimet dhe jetën e tyre.

Partneret e futbollistëve spanjollë vijnë nga fusha të ndryshme, por shumë prej tyre kanë një të përbashkët, mbështetjen për partnerët e tyre gjatë sfidave më të mëdha në karrierë. /Telegrafi/