Please enter at least 3 characters.

Nga dëshira e madhe për ta ndihmuar Liverpoolin, Coutinho luajti ndaj Stoke edhe pse nuk ishte i gatshëm fizikisht

2017/04/GettyImages-666179204-e1491790410291.jpg
273:"STOKE ON TRENT, ENGLAND - APRIL 08: Philippe Coutinho of Liverpool celebrates scoring his sides first goal during the Premier League match between Stoke City and Liverpool at Bet365 Stadium on April 8, 2017 in Stoke on Trent, England. (Photo by Ross Kinnaird/Getty Images)
12:"Getty Images

Anësori i Liverpoolit, Philippe Coutinho, tregoi se nuk ishte 100 për qind i aftë fizikisht të luante ndaj Stoke Cityt, por ai shtrëngoi dhëmbët, duroi dhimbet dhe i kërkoi trajnerit Jurgen Klopp ta fut në skuadër.

Braziliani e bëri gjithë këtë vetëm që t’i ndihmojë Reds për një fitore e cila i mban ata në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“U zgjova në mëngjesin e ditës së ndeshjes, por më kërkuan të qëndroja në shtëpi pasi nuk po ndihesha mirë, por unë doja të isha me skuadrën.

“Doja të isha pjesë e ekipit, por trajneri vendosi ashtu pasi unë nuk isha 100 për qind i gatshëm”.

“Dua të vazhdoj të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën time dhe të vazhdoj të mësoj nga trajneri”.

“Ishte një fitore e madhe, ka ende shumë pikë në lojë dhe çdo ndeshje për ne është e rëndësishme”, ka thënë Coutinho pas ndeshjes.

Braziliani e filloi ndeshjen në pjesën e dytë dhe menjëherë shënoi gol duke e barazuar rezultatin në 1-1. /Telegrafi/