Nga birraria në kafene: Sistem nëntokësor, për furnizim me birrë (Video)
18/09/2016
Në Bruges të Belgjikës, është krijuar një sistem unik nëntokësor, që furnizon kafenetë me birrë.
Në mënyrë që të kursehet koha për transportim dhe materialet përcjellëse - si shishet dhe arkat- është krijuar ky tubacion që ka kushtuar katër milionë euro, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi ‘Haalve Man’ është kujdesur që të krijojë ‘birrësjellësin’ që dërgon materialin e lëngshëm në largësi prej më shumë se një kilometër e gjysmë.
Sistemi që punon njëjtë si sistemi i ujit, ka qenë mjaftë i vështirë të punohet sepse qyteti mesjetar është nën mbrojtjen e UNESCO-së dhe gjithçka është dashur të kthehej siç ishte më parë. /Telegrafi/


