Please enter at least 3 characters.

Neymar ka klauzolë largimi nga PSG, alarmohen gjigantët evropianë

2018/04/Neymar.jpg
320:"PARIS, FRANCE - OCTOBER 31: Neymar of PSG celebrates after his free kick leads to the goal scored by Layvin Kurzawa of PSG during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and RSC Anderlecht at Parc des Princes on October 31, 2017 in Paris, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Mediat spanjolle kanë zbuluar se ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, ka një klauzolë largimi nga skuadra nga Ligue 1.

Neymar u transferua në verën e vitit të kaluar nga Barcelona për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, që nga transferimi i tij në PSG është përfolur për një largim të tij nga Parc des Princes, ku nuk mungojnë skuadrat e interesuara për të.

Neymar dhe drejtuesit e klubit parisien disa herë kanë theksuar se nuk ka largim, por mediat spanjolle kanë zbuluar se lojtari ka klauzolë largimi nga PSG.

Neymar nuk ka gjetur rahatinë te PSG (Getty Images)

Sipas mediumit El Pais, klauzola e largimit të Neymarit do të bëhet aktive nga 1 shtatori, me çmimin që do të sillet në rajonin e 300 milion eurove.

Klauzola e blerjes së Neymarit prej 222 milionë euro në kontratën e tij të Barcelonës i lejoi PSG-së ta transferonte atë në Paris dhe tani ata përballen me të njëjtën pasiguri me lajmet që tani po qarkullojnë se brazilian ka opsion largimi.

Për tregun e kësaj vere, PSG do të jetë në gjendje të mbajë sulmuesin, por sapo të mbyllet afati veror ata do të bëhen të pambrojtur për ta humbur atë - ashtu siç ishin edhe Barcelona.

Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Manchester City i Pep Guardiolës kanë qenë të gjitha në kontakt me kampin e Neymarit për planet e tij larg PSG-së. /Telegrafi/