Please enter at least 3 characters.

Neville dyshon se Man Utd mund të sfidojë për titull sezonin e ardhshëm

2023/05/gary-neville.jpg

Ish-kapiteni i Manchester Unitedit, Gary Neville, ka vënë në dyshim perspektivën e klubit për të luftuar për titull në sezonin e ardhshëm në Ligën Premier.

Neville pretendon se konfuzioni mbi pronësinë e Unitedit do të ndikojë në planifikimin gjatë afatit kalimtar të verës.

“Arsyeja pse nuk e kam thënë Manchester United tani është se do të ketë shumë turbulenca në United në katër deri në gjashtë javët e ardhshme”, ka thënë fillimisht Neville.

“Natyrisht që Glazers në një moment do të marrin një vendim nëse do të marrin vendimin e tyre - është patetike ajo që ata po bëjnë”.

“Në një moment do të hyjnë pronarët e rinj dhe do të duhet të fusin këmbët nën tavolinë”.

“Të mendosh se ata do të sfidojnë në sezonin e tyre të parë, mund të ndodhë, por mendoj se do të ketë kaq shumë turbulenca për sa i përket rekrutimit dhe asaj që po ndodh”, përfundoi legjenda e klubit. /Telegrafi/