Neuer tregon reflekset te gjuajta e CR7, gjermani vendos rekord personal (Foto/Video)
12/04/2017
Bayern Munichu humbi me rezultat 1-2 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Për klubin gjerman më i miri ishe Manuel Neuer, i cili bëri shumë pritje.
Gjermani vendosi rekord personal në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke mbrojtur plot 10 gjuajte në portë.
Më e bukura ishte ajo e Cristiano Ronaldos, ku Neuer me një refleks të shpejt ia mohoi golin portugezit.
Gjithsesi CR7 në këtë takim shënoi dy gola. /Telegrafi/


