Nesër zhvillohen ndeshjet e Play-Off në turneun e CS:GO – Blast Premier World Final
15/12/2022
Tashmë janë mësuar skuadrat të cilat do të përballen në Play-Off të turneut në Dubai.
Gjashtë skuadra kanë mbetur në garë, ku tashmë janë eliminuar nga gara dy finalistët e majorit të fundit.
Në ndeshjet çerekfinale do të përballen G2 ndaj Vitality dhe Na’Vi ndaj Liquid.
Ndërkaq FaZe dhe OG i presin fituesit e këtyre dy ndeshjeve në gjysmëfinale.
Më poshtë e gjeni orarin e ndeshjeve për nesër:12:30 Liquid – Na’Vi16:00 G2 – Vitality
/Telegrafi/


