Please enter at least 3 characters.

Nesër vjen goditja e radhës nga Gjiko (Video)

2016/01/Gjiko-fb.jpg

Reperi nga Peja, Gjiko, ka gati goditjen e radhës. Këna e re është kompletuar me videoklip dhe do të vijë para fansave ditën e nesërme (e enjte).

“Nesër në orën 19:00, publikohet kënga e re ‘Si me def’”, shkruan në postimin e reperit në Instagram.

Kënga e cila titullohet “Si Me Def” tash e sa kohë është në përfundim të xhirimeve të klipit.

Videoklipi është punuar nga Imagine Films dhe në të pritet të jenë shumë statistë e skena interesante.

Kënga është punuar në produksionin RedBox Entertainment që deri më tani kanë krijuar disa hite.

Një paraqitje të shkurtër të klipit mund ta shihni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/