Please enter at least 3 characters.

Nesër mblidhet KSI-ja, do të shqyrtoj situatën epidemiologjike në vend

2019/09/policia-mk.png

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se nesër Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) do të mbaj mbledhje në të cilën pritet të rishikohet situata epidemiologjike në vend.

Ministri Filipçe tha për "Alsat" se ende nuk dihet për çfarë masa të reja do të bëhen rekomandimet, por se të gjitha mundësitë janë të hapura.

Që në mëngjes nëpër mediat elektronike qarkullojnë informacionet jo zyrtare se pritet të shtohet kufizimi i lëvizjes së lirë.