Please enter at least 3 characters.

Nesër fillon testimi ekstern për mbi 18 mijë maturantë në Maqedoni

2017/01/testimi.png

Nga nesër, 30 janar deri më 3 shkurt do të realizohet testimi ekstern i maturantëve. Qendra për provime shtetërore njoftoi se 18,600 nxënës do të mbarojnë shkollën e mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një javë para testimit nxënësit kanë marrë informacione për ditët e provimit, ndërsa të premten shkollat kanë paralajmëruar edhe për lëndër në të cilat nxënësit do të testohen,

Qendra për provime shtetërore informoi se rezultatet e para do të shpallen më 7 shkurt të këtij viti./Telegrafi/