Please enter at least 3 characters.

Nesër dhe pasnesër Stoltenberg do të qëndrojë në Maqedoni

2017/11/20150727_150727-sg-001_rdax_775x440.jpg
39:"NATO Secretary General Jens Stoltenberg
4:"NATO

Nesër dhe pasnesër në Maqedoni do të qëndrojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pritet të ketë takim me kreun shtetëror dhe kryetarët e partive politike.

Të enjten Stoltenberg do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para takimit të fundit të Zaevit në selinë e NATO-s, sekretari i përgjithshëm Stoltenberg deklaroi se dera e NATO-s do të mbetet e hapur për Maqedoninë.

Kjo është vizita e parë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s pas tri viteve në Maqedoni, ku më 2014 për vizitë zyrtare qëndroi Andres Fog Rasmusen./Telegrafi/