Please enter at least 3 characters.

Neptun reagon për lojën shpërblyese në rrjetet sociale: Mos bini pre e mashtrimeve, nuk jemi ne

2023/12/50031985_2026384447476392_3012916319738658816_n.jpg

Neptun Kosova ka dalë me një njoftim sqarues pas shpërndarjes së një loje shpërblyese në emër të kompanisë kinse për të dhënë dhurata.

Neptun thotë se kjo lojë është e rreme dhe nuk ka asnjë lidhje me kompaninë.

Kompania ka kërkuar nga konsumtorët që të jenë të kujdesshëm dhe mos të bien pre e mashtrimeve të tilla.

Të dashur konsumatorë,Dëshirojmë t'ju informojmë se një lojë e rreme është krijuar në emër të Neptun dhe po qarkullon në rrjetet sociale.Për të garantuar sigurinë tuaj dhe integritetin e kompanisë sonë, ju kërkojmë që të mos bini pre e mashtrimeve të tilla.E vetmja lojë shpërblyese e vërtetë është ajo që ne kemi promovuar në kanalet tona zyrtare ku shpërblimi i madh është banesë në Prishtinë ndjekur nga komunikimi që gjeni edhe në dyqanet tona.Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”.