Please enter at least 3 characters.

Nëntë persona shoqërohen në polici gjatë aksionit në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë

2023/03/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova.jpg

Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, qysh në orët e mëngjesit të së enjtes kanë ndërmarr një aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.

Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur gjatë këtij aksioni nëntë persona janë shoqëruar në stacion policor, pasi dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, paranë publike.

Sipas të njëjtave burime, personat e shoqëruar në polici janë anëtarë të bordit të ndërmarrjes, zyrtarë si dhe ish-zyrtarë.

Ndërkaq, Prokuroria përmes një komunikate për media ka njoftuar se gjatë urdhër-kontrollit janë siguruar prova të shumta materiale të cilat do shërbejnë për procedurën hetimore në ketë proces penal.

"Prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka  urdhëruar të ndalohen për 48 orë, 7 persona të cilët dyshohen që me veprimet e tyre  kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë”.

Prokuroria Themelore në Pejë do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që kjo çështje penale të ndriçohet", thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/