Please enter at least 3 characters.

Nëna e Luiz përkrah djalin pas natës turpëruese dhe shakave në internet (Foto)

2016/01/n-euml-na-e-luiz-p-euml-rkrah-djalin-pas-nat-euml-s-turp-euml-ruese-dhe-shakave-n-euml-internet-foto_hd.jpg

 David Luiz u bë subjekt i shakave të mëdha në internet, pasi dy herë në dy golat Suarez ia futi topin nën këmbët duke e tejkaluar pa asnjë prolem.

Kjo u bë temë e madhe në internet, ku të gjithë bënin shaka me Suarezin.

Megjithatë, në momentet më të vështira nëna del për të të përkrahur më shumë, e kështu ndodhi edhe me Luizin.

Në një postim në Instagram, nëna e David Luiz u shpreh emocionale duke i shprehur përkrahjen të birit të saj.

“Unë kam një djalë dhe unë gjithmonë do ta kem. Ai gjithmonë do të jetë me kokën lart dhe me top në këmbë. Zoti i di të gjitha. Jezusi ka luftuar për ne deri sot dhe ne ende kemi njerëz që gjykojnë”.

“Kush jemi ne për të të gjykuar? Unë gjithmonë do të të dua pas ndeshjeve të këqija, dhe edhe më shumë pas ndeshjeve që nuk shkojnë mirë”, ka shkruar Dona Regina në Instagram.

PSG ka disavantazh prej 3-1 nga ndeshja e parë. /Telegrafi/