Please enter at least 3 characters.

Nën kërcënimin e thikës, dy persona i grabisin para një shtetasi të Shqipërisë

2019/12/grabitje.jpg

Policia ka njoftuar për një rast grabitje në Prizren.

Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj, pasi janë futur në veturë, e kanë detyruar të shëtisë nëpër disa lokacione të qytetit dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një shumë parash.

Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/