Please enter at least 3 characters.

Nën dyshimin se kaluan ilegal kufirin nga Serbia në Kosovë, ndalohen katër persona në Leposaviq

2023/09/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-e1710865191932.jpg
14:"Ridvan Slivova

Katër persona (1 serb dhe tri kosovarë) janë ndaluar nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet janë të ndryshme dhe kanë ndodhur të enjten në fshatin Bistricë, në Leposaviq.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 - 14:20. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitës mashkull kosovar nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 - 14:20. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitësin mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 - 17:40. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitës mashkull kosovar nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 17:40. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitësin mashkull kosovar dhe pasagjerin mashkull kosovar nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/