Neki Emra paralajmëron baladë të re
02/06/2015
Këngëtari Neki Emra, i cili bëri bum me baladat e fundit që solli, ka paralajmëruar edhe një baladë tjetër.
Madje ai sërish do të bashkëpunoj me autorin e teksteve të këngëve “Të vdes apo të pres” dhe “Me heshtje mos më dëno”, Albatros Rexhaj, transmeton Telegrafi.
Lajmin e ka bërë të njohur vet Neki përmes rrjetit social Facebook duke postuar këtë fotografi me mbishkrimin ‘Po ndihet aroma e nje balade te re. Me autorin e vargjeve te kenges “Te vdes apo te pres” dhe “Me heshtje mos me deno”.
Nuk dyshojmë se do të jetë edhe një hit i radhës nga këngëtari. /Telegrafi/


