Please enter at least 3 characters.

Në Tiranë po shpërndahen traktet ekstremiste: “Duhet vrarë ata që nuk janë besimtarë”!

2016/03/Ermir-Gjinishi.jpg

Në Tiranë po shpërndahen trakte nga ekstremistë ku shkruhet se “duhen vrarë ata që nuk janë besimtarë”.

Kështu shprehet për “Të paekspozuarit” në Ora News, ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ermir Gjinishi.

Ai shkon edhe më tej kur thotë se këto trakte propagandistike me karakter të fortë ekstremist po shpërndahen nëpër shtëpi në Tiranë.

I mbetet tashmë autoriteteve të nisin hetimet nëse kjo deklaratë është e vërtetë, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm për përhapjen e elementëve radikalë në vendin tonë.