Please enter at least 3 characters.

Në të njëjtën kohë me Notre Dame, zjarrfikësit u ballafaquan edhe me një zjarr në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem (Foto/Video)

2019/04/www-4-e1555402175869.jpg

Derisa katedralja Notre Dame në Parish ishte djegur, një zjarr gjithashtu ka shpërthyer në xhaminë Al Aqsa në Jerusalem.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zjarr shpërtheu në çatinë e një strukture të njohur si dhoma e lutjes Al Marwani në xhaminë e Al Aqsa në Jerusalem.

Siç shkruan gulfnews.com, zjarri nuk shkaktoi dëme të mëdha, por rrezikoi një pjesë të vendit të adhurimit që është mbi 2.000 vjeç.

Ndërsa Agjencia e lajmeve të Palestinës, citon një roje të ketë thënë se të hënën se "zjarri shpërtheu në dhomën e rojeve jashtë çatisë së Dhomës së Lutjeve të Marwanit dhe brigada e zjarrit e Jerusalemit, Waqf islam, e trajtoi me sukses çështjen".

Brigada e zjarrfikësve të Departamentit Islamik Waqf të Jerusalemit arriti të kontrollojë flakët, ndërsa zona aktualisht është e mbyllur për të shqyrtuar shkakun e zjarrit.

Ndërsa Shaikh Azzam Al Khatib, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve të Xhamisë së Jerusalemit dhe Al Aqsa, ka thënë Al Mamlaka TV të Jordanisë se zjarri doli në oborr dhe hetimet po zhvillohen. /Telegrafi/