Në Tabanoc pritet deri në një orë
19/08/2018
Në kalimi kufitar për hyrje në Maqedoni pritet prej 30 minuta deri në një orë, infromuan sot pasdite nga Lidhja Automoto e Maqedonisë.
Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa për hyrje dalje nga shteti. Ky informacion vlen vetëm për pjesën e Maqedonisë.
LAMM gjithashtu rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë./Telegrafi/


