Please enter at least 3 characters.

Në Shqipëri rritet në 15 numri i të prekurve me coronavirus

2020/03/8C57F3DC-C95B-4BD3-A44D-FCD046AED69E.jpeg

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se numri i të prekurve me coronavirus në këtë vend është rritur në 15.

Tri rastet e fundit janë konfirmuar në orët e vona të së mërkurës.

“Janë 283 raste të testuara dhe 15 pozitive. 3 rastet (e fundit) janë persona që lidhen me rastin e parë, me pacientin zero”, ka thënë Manastirliu.

Në Shqipëri, si pasojë coronavirusit, që sot u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka vdekur një person. /tch/