Please enter at least 3 characters.

Në Shkup shënohet Java ndërkombëtare e infermiereve

2016/01/eksodi-ndryshe-infermier-euml-t-dhe-mjek-euml-t-po-ikin-nga-kosova-video_2_hd.jpg

Në Maqedonido të shënohet sot Java e infermierisë me një aktivitet në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ''8 Shtatori'', në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, do të shpërndahen mirënjohje për personat mjekësor për sakrifikimin e tyre në punë. Tema për këtë vit është ''Zëri që udhëheq'' (për infermieret) dhe ''Mamitë dhe nënat me familje - partnerë për jetë''.

Në aktivitet do të prezantohet edhe Shoqata e infermiereve, teknikëve dhe mamive. Përndryshe, kjo javë shënohet nga 5 e deri më 12 maj dhe është Javë ndërkombëtare./Telegrafi/