Please enter at least 3 characters.

Në Shkup organizohet konferencë për gratë sipërmarrëse

2016/10/grua-rurale.png

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të grave sipërmarrëse, Shoqata e grave afariste dhe Programi për rritjen e punësimit tregtar, Lidhja e odave ekonomike, Oda Ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore, Shoqata ELIT dhe agjencia Marili, organizojnë konferencë për sipërmarrësinë e grave.

Në konferencë do të prezantohen konkludimet e hulumtimit ''Situatat e grave sipërmarrëse në Maqedoni'', i zbatuar me 1024 gra në 12 qytete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janë paraparë edhe fjalime të organizatorëve dhe pjesëmarrësve./Telegrafi/