Please enter at least 3 characters.

Në rritje interesimi i klubeve të mëdha për sensacionin Karamoko Dembele

2019/10/Karamoko-Dembele-2.jpg
249:"GLASGOW, SCOTLAND - MAY 19: Karamoko Dembele of Celtic in action during the Ladbrokes Scottish Premiership match between Celtic FC and Heart of Midlothian FC at Celtic Park on May 19, 2019 in Glasgow, Scotland. (Photo by Mark Runnacles/Getty Images)
12:"Getty Images

Borussia Dortmundi i është bashkuar Arsenalit në garën për talentin e Celticut, Karamoko Dembele.Sun Sport ka raportuar se Unai Emery e dëshiron 16-vjeçarin, i cili tashmë e ka bërë paraqitjen për ekipin e parë të klubit skocez.

Në ndërkohë, interesimi për të po shtohet, derisa Paris Saint-Germaini, Juventusi dhe disa klube tjera të Ligës Premier kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Karamoko Dembele (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, Bild bën të ditur se klubi gjerman, Borussia Dortmund, ka nisur t'i bëjë planet për transferimin e talentit, të cilit i ka bërë ftesë edhe Skocia edhe Anglia.

Kujtojmë që Karamoko u bë i njohur në vitin 2016 kur luajti për ekipin U-20 të Celticut, ndërsa ishte vetëm 13 vjeçar. /Telegrafi/