Please enter at least 3 characters.

Në një bankë në Prishtinë deponohen 328 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara

2023/12/dy-euro.jpg

Një zyrtare e bankës ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar 328 euro para në monedha nga 2 euro e të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “UÇK”, në Prishtinë.

Tutje thuhet se monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme dhe rasti po hetohet.

“Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se nga klientë të ndryshëm në bankë janë deponuar 328 € para në monedha nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/