Please enter at least 3 characters.

Në Merdar kolona dhe pritje më të gjata (raporti online për pritjet në kufi)

2018/12/merdare.jpg

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot ka njoftuar se pritja për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare me Serbinë në Merdar është një orë deri në një orë e gjysmë.

Kolona të veturave deri në 400 metra janë regjistruar në hyrje të pikës kufitare Merdar. Për të hyrë nga Merdari duhet pritur 60-90 minuta, kurse në pikat tjera pritjet janë deri në 5 minuta si për të hyrë në Kosovë, ashtu edhe për të dalë.

Kontrolloni pritjet në pikat kufitare të Kosovës në kohë reale përmes këtij LINKU. /Telegrafi/