Please enter at least 3 characters.

Në Maqedoni do të shënohet Dita botërore për siguri dhe shëndet gjatë punës

2019/04/Mbrojtja-ne-pune-shoqata.png

Në Maqedoni do të shënohet Dita botërore për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe për këtë do të mbillen edhe fidane drunjsh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës do ta shënojë 28 prillin, duke nderuar 33 punëtorë të vdekur në vendin e punës, gjatë vitit 2018.

Për 33 shpirtëra, do të mbillen 33 fidane drunjsh në parkun Lisiçe në lagjen Aerodrom.

Njiherit, do të promovohet Raporti vjetor për fatkeqësitë e ndodhura në vendin e punës në vitin 2018, i ndarë sipas veprimtarisë, lokacionit, ditës, muajit, gjinisë, moshës./Telegrafi/