Në Kumanovë u organizua trajnim për mbetjet mjekësore
31/01/2017
Në Kumanovë është organizuar një trajnim njëditorë me temë ''Menaxhimi me mbetje mjekësore'' e mbajtur nga ''Eko Klub'' nga Manastiri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Punëtorët shëndetësorë patën mundësi që të informohen për mënyrat e sigurta të menaxhimit me këtë lloj të mbetjeve, mënyrën e mbledhjes, si matet, si paketohet dhe si transportohet për t'u shkatërruar.
Ky lloj organizimi mbahet në çdo dy-tre muaj për të mundësuar njohje më të mirë të punëtorëve shëndetësorë me rreziqet e mostrajtimit të mbetjeve mjekësore./Telegrafi/


