Please enter at least 3 characters.

Në krye është Reali

2016/01/n-euml-krye-euml-sht-euml-reali_hd.jpg

Nuk kaluan as dy minuta lojë dhe Cristiano Ronaldo e hapi llogarinë në këtë sfidë, falë asistimit të Benzemas.

Me një gol të bukur nga largësia, James Rodriguez e dyfishoi epërsinë (31’).

CR7 dhuroi një asist të bukur për Karim Benzeman, i cili shënoi golin e tij të merituar në këtë përballje (54’).

James e shënoi edhe golin e dytë personal (86’) dhe të katërtin për Los Blancos.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ka marrë kreun e La Ligas me dy pikë më shumë se Barcelona që këtë javë luan ndaj Celta Vigos. /Telegrafi/