Në Kavadar organizohet debat për ndotjen e ajrit
15/02/2017
Në komunën e Kavadarit do të mbahet debat publik ku do të kërkohet zgjidhje për ndotjen e ajrit. Tema e debatit do të jetë ''Gjendja dhe zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e problemit me ndotjen sezonale të ajrit me grimcat PM10'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mundësi pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e interesuar dhe sektori i OJQ-ve, ndërkaq debati fillon në ora 12:00.
Paraprakisht, shoqata ekologjike ''Eko-Zhivot'' nga Kavadari dhe qytetarët reaguan për ndotjen e lartë të ajrit në këtë komunë, që është ndër më të ndoturit në vend./Telegrafi/


