Please enter at least 3 characters.

Në fshatrat e Skenderajt fillon ndërtimi i urave të reja dhe sanimi i atyre që u dëmtuan nga vërshimet e vitit të kaluar

2024/06/448892019_1087433062955200_4237326527246511193_n.jpg

Në fshatrat e Skenderajt ka filluar ndërtimi i urave të reja dhe sanimi i atyre të dëmtuara nga vërshimet e vitit të kaluar.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Nura ka thënë se në fshatin Kllodernicë ka filluar ndërtimi i urave të reja. Ndërsa, 9 ura të tjera në Llaushë, Açarevë, Tushilë dhe Kuçicë do të sanohen pas dëmtimit nga vërshimet e vitit të kaluar, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Skenderajt është shprehur se në këtë mënyrë rikthehet lidhja mes njerëzve dhe vendbanimeve. /Telegrafi/