")
Please enter at least 3 characters.

Në fotografinë me alpinistin, shfaqet një ‘fantazmë’ (Foto)

2016/06/fantaz02.jpg

Derisa po shëtiste në disa vargmalet në Kanada, një alpinist ka kërkuar nga shokët që t’i bëjnë një fotografi.

Por, në pamjet e marra në majën Dundas që ndodhet në Hamilton të Ontarios, ai nuk është i vetëm.

Në fotografi ndodhet edhe një ‘njeri i hollë dhe ka kokë’, që duket sikur po zbret nga qafëmali, transmeton Telegrafi.

Shfrytëzuesi në Redit, SliceedUpBeef, që e ka plasuar imazhin, ka thënë se nuk ka parë asgjë të dyshimtë atë ditë, por këtë ‘fantazmë’ e ka parë teksa po kontrollonte fotografitë.

“Iu drejtova shokëve që isha me ta dhe i pyeta nëse e kanë parë këtë njeri. Ata më thanë jo”, ka komentuar ai lidhur me këtë aktivitet të pazakontë.