Please enter at least 3 characters.

"Në emër të LVV-së ju përshëndesim e mirë u takofshim në seancën e radhës", deputetët e pozitës lëshojnë sallën

2024/04/Kuvendi-i-Kosoves-1.jpg

Kuvendi i Kosovës është duke e vazhduar seancën me pikën e rendit të ditës ku kërkohet shkarkimi i bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Pas përfundimit të fjalës nga foltorja e Kuvendit të deputetit Valon Ramadanit, deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë lëshuar seancën.

Ramadani në fund të fjalës së tij tha: "Në emër të grupit parlamentar të LVV-së ju përshëndesim e mirë u takofshim në seancën e radhës".

Ndryshe në këtë seancë janë paraparë të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës. /Telegrafi/