Please enter at least 3 characters.

Në eBay shiten CD-të e Linda Halimit me autograf pa miratimin e saj, reagon këngëtarja

2019/10/Linddd-e1571770966411.jpg
340:"KIEV, UKRAINE - MAY 09: Lindita representing Albania performs the song 'World' during the first semi final of the 62nd Eurovision Song Contest at International Exhibition Centre (IEC) on May 9, 2017 in Kiev, Ukraine. The final of this years Eurovision Song Contest will be aired on May 13, 2017. (Photo by Michael Campanella/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja Linda Halimi është duke u përballur me një problem serioz lidhur me të drejtat autoriale të saj.

Kjo, pasi një prej CD-ve të saj me nënshkrim, po shitet në eBay pa miratimin e saj.

Këtë gjë, ajo e bëri të ditur përmes një postimi të bërë në InstaStory.

"Mos e blini këtë! Kjo nuk jam unë duke e shitur atë! Dikush po shet CD të firmosura të mijat në Ebay! Mashtrim dhe thjesht gabim", ka shkruar Linda në InstaStory.

"Unë e gjeta atë në Ebay disa javë më parë, por është shumë e shtrenjtë", ka shkruar tutje këngëtarja.

Foto: LInda Halimi/InstaStory

Linda përndryshe shënoi rikthimin në muzikës disa javë më parë, kur u prezantua në festivalin "Kënga Magjike".

Ajo konkurron këtë vit me këngën "Want my love", e cila vjen në dy gjuhë: shqip dhe anglisht, dhe deri më tani është ndër këngët më të pëlqyera garuese të festivalit. /Telegrafi/