Please enter at least 3 characters.

Në aksionin ''Balkan'' arrestohen 28 persona dhe kapen sasi të mëdha të narkotikëve (Foto)

2016/07/Balkan-4.jpg

Policia e Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Greqisë, Sërbisë dhe Turqisë ka bashkëpunuar me një plan të përbashkët të cilin e kanë quajtur ''Balkan'' ku janë arrestuar 28 persona dhe sasi të mëdha droge, transmeton Telegrafi Maqedoni.

MBP e Maqedonisë ka njoftuar se janë kapur 27 kilogram heroin, 2 kilogram kokain, 184 kilogram marihuanë, 1.5 milion lekë të shtetit shqiptar, 38.000 euro dhe katër armë.

Ndjekja është kryer nga grupe policore të përziera nga shtetet e rajonit kurse janë ndjekur edhe degët e këtij biznesi i cili u ndalua sot me burgosjen e 28 personave dhe për 20 tjerë është lëshuar fletëkërkim./Telegrafi/