Please enter at least 3 characters.

Në 25 vjetorin e Betejës së Çabratit, presidentja Osmani: Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm

2024/05/auto_184860434_315300966621116_6879325621910714055_n1620675970.jpg

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në 25 vjetorin e Betejës së Çabrati,t ka kujtuar heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve të rënë.

Osmani ka thënë se “Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin  e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gjakova”, të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vunë në mbrojtje të popullatës civile të Gjakovës nga barbaria e regjimit gjenocidal të Serbisë”.

“Në këtë betejë ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK, ndërkaq forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht rreth 100 banorë dhe rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.

Ajo ka thënë se “Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë dëshmorët e UÇK-së dhe për të rënët për liri!”. /Telegrafi/