Please enter at least 3 characters.

Ndryshime te Peja, priten largime

2016/01/ndryshime-te-peja-priten-largime_hd.jpg

Pas kësaj disfate, skuadra pejane pritet të bëjë ndryshime tek lojtarët dhe pritet të ketë largime.

Kryetari i klubit, Art Gashi në një prononcim për Kohën Ditore, ka deklaruar se tre basketbollistë të huaj do të largohen nga klubi.

“Duhet të analizojmë paraqitjen e të huajve dhe të fillojmë me largime. Pritet që gjatë kësaj jave të marrim miratimin e shtabit teknik, pasi të gjithë të huajt që kanë ardhur, kanë qenë në prova. Sipas të gjitha gjasave deri në fund të edicionit të mbesin vetëm katër të huaj”, deklaroi Gashi.

Peja aktualisht ka shtatë të huaj në ekip, ndërsa i pari që pritet të largohet është kroati Luka Petkoviq. /Telegrafi/