Please enter at least 3 characters.

Ndryshime në udhëheqjen e dy drejtorive komunale në Drenas

2019/02/komuna-e-drenasit-foto-nga-jasir-zeqiri-4.jpg

Komuna e Drenasit njofton se është emëruar Herolindë Krasniqi në pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Enkela Dema në pozitën e Drejtoreshës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Në njoftimin e bërë nga Komuna thuhet se ky ndryshim vjen si pjesë e një riorganizimi të brendshëm për të forcuar më tej performancën dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në dobi të qytetarëve tanë.

"Enkela Dema, e cila deri tani ka udhëhequr me përkushtim Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, kalon tashmë në krye të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural – një drejtori me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe jetën rurale në komunën tonë. Një falënderim i veçantë shkon për Anita Avdullahu Dvorani, e cila me profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm ka udhëhequr Drejtorinë për Bujqësi deri më tani, duke kontribuar ndjeshëm në avancimin e sektorit bujqësor", vijon njoftimi.

Tutje, thuhet " Urojmë suksese Krasniqi dhe Dema në detyrat e reja, me bindjen se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim, transparencë dhe vizion për të mirën e qytetarëve të Komunës së Drenasit"./Telegrafi/