Please enter at least 3 characters.

Ndryshime në sezonin e ri në EuroLeague

2019/04/BAsketEuroLeague.jpg
309:"BARCELONA, SPAIN - MAY 06: A general view of the Palau Sant Jordi during the Turkish Airlines EuroLeague Final Four Semi Final between Maccabi Electra Tel Aviv and Real Madrid at the Palau Sant Jordi on May 6, 2011 in Barcelona, Spain. Maccabi Electra Tel Aviv won 82-63. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Kampionati Evropian i basketbollit për meshkuj, EuroLeague, do të bëhet me 18 skuadra pjesëmarrëse sezonin e ardhshëm, nga 16 që ka pasur deri më sot. Ky është një nga vendimet e marra pas takimit mes Shoqatës së Lojtarëve, të zhvilluar në Milano në ditët e kaluara.

Në atë takim u vendos gjithashtu, sigurisht pas një marrëveshjeje të arritur, edhe data e fillimit të sezonit të ri të EuroLeague që do të jetë më 3 tetor, ndërkohë që gjithçka do të mbyllet më 9-10 prill të vitit 2020 - transmeton Top Channel.

Një ndryshim është edhe data e fazës së 'Final Four', e cila afrohet me një javë në krahasim me tri sezonet e fundit. Kështu, 'Final Four' i sezonit të ardhshëm do të luhet më 21-24 maj të vitit 2020, në Athinë.

Në sezonin aktual janë përcaktuar tashmë skuadrat që do të luajnë në fazën 'play off', ku bien në sy ekipe si Fenerbahce, CSKA e Moskës, Real Madrid, Barcelona apo Panathinaikos.

Faza 'play off' e EuroLeague do të nisë javën e ardhshme dhe do të mbyllet më 30 prill/1 maj, nëse ndonjëra prej përballjeve do të shkojë në ndeshjen e pestë.